Franca thërret ambasadorin iranian pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Parisi akuzon Gardën Revolucionare të Iranit për sulmin që preku qindra supermarkete, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe ndërprerje të sistemeve të frigoriferëve.

Franca ka thirrur ambasadorin e Iranit në Paris, pasi autoritetet franceze akuzuan Teheranin për një sulm kibernetik që paralizoi sistemet e frigoriferëve në qindra supermarkete në vend.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila raporton se ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, paralajmëroi se Franca mund të ndërmarrë masa kundër Iranit.

Sipas autoriteteve franceze, sulmet ndodhën në muajin tetor dhe prekën sistemet e ftohjes në shumë pika shitjeje, duke shkaktuar dëme dhe humbje të produkteve ushqimore.

Ministria e Jashtme franceze konfirmoi se ambasadori iranian u thirr të martën në mëngjes, pas akuzave ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Barrot deklaroi se Franca do të kërkojë edhe sanksione në nivel të Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se Parisi nuk përjashton masa të tjera, përfshirë operacione kibernetike.

“Do të marrim të gjitha masat e nevojshme, përfshirë ato për të cilat nuk do të flasim publikisht”, deklaroi kryediplomati francez, duke shtuar se veprimet do të jenë proporcionale dhe të nevojshme për të parandaluar sulme të tjera.

Ndërkohë, Irani nuk ka komentuar zyrtarisht akuzat, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të tensionuara.

Rasti shënon një përshkallëzim të ri të tensioneve mes Parisit dhe Teheranit, në një kohë kur sulmet kibernetike po shndërrohen në një tjetër front të përplasjes mes shteteve.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika