VIDEO/ Shpërthen çanta me eksploziv gjatë ndërhyrjes së policisë spanjolle, humb jetën një efektiv dhe plagoset rëndë një tjetër Një garë zgjedhore me një rezultat të pazakontë është regjistruar në Peru, ku zgjedhja e kryebashkiakut është vendosur me hedhjen e një monedhe, pasi dy kandidatët morën saktësisht të njëjtin numër votash.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Conima-s, pranë liqenit Titikaka, ku kandidatët Rubén Quispe Capajaña dhe Salomino Mamani Quispe siguruan nga 671 vota secili, ose 27.739% të votave të vlefshme.
Për të zgjidhur barazimin, autoritetet zgjedhore organizuan më 4 nëntor një short publik, ku u hodh një monedhë me vlerë një sol, monedha zyrtare e Perusë. Fati i buzëqeshi Rubén Quispe Capajaña-s, kandidatit të partisë Somos Perú, i cili kishte zgjedhur paraprakisht njërën anë të monedhës. Rezultati i hedhjes i dha atij fitoren dhe postin e kryebashkiakut.
Edhe pse mënyra e zgjedhjes mund të duket e pazakontë, ajo parashikohet nga legjislacioni zgjedhor në Peru. Sipas ligjit, në rastin kur dy kandidatë marrin të njëjtin numër votash, fituesi përcaktohet përmes shortit.
Kandidati humbës, Salomino Mamani Quispe, e pranoi se procedura ishte e ligjshme, por kërkoi ndryshimin e rregullave, duke propozuar që në raste të tilla të zhvillohet një raund i dytë zgjedhor. Kështu, pas një gare që përfundoi në barazim të plotë në kutitë e votimit, fati i një bashkie në Peru u vendos nga një monedhë.
Peru elects mayor by flipping a coin
In municipal elections in the small Peruvian town of Conima, two candidates received exactly the same number of votes — 671 each.
A regular vote count could not determine the winner, so the outcome was decided by drawing lots.
Under local law, tied elections are settled by a draw.
In 2026, electoral authorities introduced a standard method for resolving such ties: flipping a one-sol coin.
— NEXTA (@nexta_tv) November 9, 2026
Top Channel