“Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile”, kryetarja e AMA reagon pas gjobave ndaj disa mediave: Liria editoriale duhet të ushtrohet bashkë me përgjegjësinë për përmbajtjen Dërgohet për gjykim Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që akuzohet për vdekjen e dy të miturve në aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës.
Nikoll Radaçi, drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin tragjik të majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa mbeti i plagosur edhe një fëmijë tjetër.
Çështja është dërguar për gjykim, ndërsa ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e shtetasve të mitur. Seanca paraprake pritet të zhvillohet sot në Gjykatë dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, raoporton korrespondnetja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Ndërkohë, për Nikoll Radaçin është kërkuar pushimi i akuzës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, për shkak të zbatimit të ligjit nr. 57/2026 “Për amnistinë”.
Aksidenti i rëndë ndodhi më 3 maj në Durrës, ku Radaçi u mori jetën dy fëmijëve të mitur, që po qëndronin në trotuar. Gjykata do të shqyrtojë kërkesën e organit të akuzës në seancën paraprake dhe të vendosë për vijimin e procesit gjyqësor.
Top Channel