Kombëtarja pret Finlandën, një klasë arbitrare portugeze vendos drejtësinë në sfidën e kuqezinjve Kombëtarja e Kosovës pati një vizitë të veçantë ditën e hënë në prag të ndeshjeve të Nations League me Izraelin dhe Irlandën. Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula u shfaq në hotelin ku ishin akomoduar Dardanët për t’i përshëndetur dhe për t’i inkurajuar për përballjet që e presin skuadrën kombëtare të Kosovës.
Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës u prit nga presidenti i Federatës, Agim Ademi, trajneri Franco Foda e stafi i tij dhe futbollistët. Agim Ademi e uroi presidenten për marrjen e detyrës, ndërkohë që ajo vetë shprehu kënaqësinë për takimin me futbollistët dhe i falënderoi ata për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, Justina Shiroka Pula i përkufizoi futbollistët e Kombëtares së Kosovës si ambasadorë të vendit duke theksuar rëndësinë e talentit, përkushtimit dhe sukseseve të tyre në promovimin e Kosovës. Në të njëjën kohë ajo iu uroi futbollistëve dhe stafit teknik të Dardanëve sukses në dy sfidat e këtij muaji. Në fund të këtij takimi, presidenti i FFK i dhuroi presidentet fanëllën zyrtare të kombëtares së Kosovës
Kosova do të luajë ndaj Izraelit në 14 nëntor në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës ndërsa në 17 nëntor do të mbyllë këtë edicion të Nations League me sfidën ndaj Irlandës në transfertë. Kosova është në Grupin B3 të kompeticionit dhe pozicionohet në vendin e dytë me 5 pikë, po aq sa edhe Irlanda në vendin e tretë, ndërkohë që në krye është Austria me 8 pikë.
Top Channel