Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Sarandë–Ura e Gajdarit, makina përplaset me shtyllën e ndriçimit



Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Sarandë–Ura e Gajdarit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Automjeti tip “Toyota”, i drejtuar nga 19-vjeçari Gjolek Baba, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë karrexhatës dhe duke u përplasur me shtyllën anësore.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesi i automjetit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat i kanë kryer të riut testin e alkoolit. Sipas rezultatit, ai ka rezultuar negativ, me 0.00 mg/l.