Yan Diomande po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë te Real Madridi i José Mourinhos, duke tërhequr vëmendjen e mediave madrilene. Prova e fundit mbresëlënëse erdhi në “Mestalla”, kundër Valencias, ku talenti i vitlindjes 2005 realizoi 6 driblime, rekordin e tij të tretë më të mirë sezonal dhe më të mirin në transfertë, në kampionat.
Në të gjitha kompeticionet, vetëm Kylian Mbappé ka realizuar më shumë driblime të suksesshme se ai te Real Madridi. Francezi ka 53 driblime, ndërsa Diomande 52, megjithëse ka luajtur 541 minuta më pak.
E përditshmja “AS” e ka krahasuar me Lamine Yamal, i cili kryeson La Liga-n me 57 driblime të suksesshme. Megjithatë, mesatarja e lojtarit të Realit është më e mirë; një driblim i suksesshëm çdo 20 minuta, kundrejt njërit çdo 23 minuta për talentin e Barcelonës.
Diomande ka luajtur këtë sezon 892 minuta, kundrejt 882 të Vinicius Junior. Ai është aktivizuar 8 herë në secilin krah. Nga e majta ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist, ndërsa nga e djathta ka shtuar një gol dhe një asist.







