Një shpërthim i kontrolluar ka rrëzuar për disa sekonda një ndërtesë industriale rreth 130 metra të lartë në Gjermani, teksa pamjet e operacionit janë vërtet spektakolare.
Bëhet fjalë për ndërtesën e kaldajave të ish-centralit me qymyr në Mehrum, në landin e Saksonisë së Ulët. Shembja u realizua të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 11:00, si pjesë e procesit të çmontimit të ish-centralit energjetik.
Të lidhura
None found
Për shkak se objekti kishte përmasa shumë të mëdha, autoritetet vendosën një zonë të gjerë sigurie dhe bllokuan përkohësisht disa akse rrugore përreth.
Pas rrëzimit të ndërtesës, në kompleks ka mbetur vetëm oxhaku masiv, rreth 250 metra i lartë, i cili pritet të shembet në fillim të vitit 2027. Çmontimi i ish-centrales ka nisur në vitin 2024, kurse në vendin e liruar parashikohet të ndërtohet një central i ri me gaz.








