Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në vend të saj është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e një prej institucioneve kryesore të sektorit energjetik në vend.
Burime nga KESH bëjnë të ditur se Luzi do të zëvendësojë Haxhiademin, e cila mori drejtimin e korporatës pas largimit të Erald Elezit.
Algert Luzi ka mbajtur më herët edhe detyrën e administratorit të Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU), një prej shoqërive të rëndësishme të grupit OSHEE.
Nga ana tjetër, Viola Haxhiademi ka mbajtur më parë edhe postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Largimi i saj nga KESH vjen pak ditë pasi ajo u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. a.b





