Ski/ Lindsey Vonn do të kryejë operacionin e 9-të, pjesë e fazës së rikuperimit
Skiatorja e njohur amerikane, Lindsey Vonn, është gati të kryejë ndërhyrjen e 9-të kirurgjikale. Kampionia ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se këtë operacion e priste prej kohësh dhe se është i lidhur me fazën e rikuperimit, pas dëmtimit të pësuar në këmbën e majtë.
“Kam qenë shumë nervoze dhe në ankth, por në të njëjtën kohë entuziaste që mund ta lë pas krahëve dëmtimin”, – ka shkruar Vonn, duke shpjeguar se disa aspekte mund të vlerësohen gjatë ndërhyrjes që do të kryejë.
Skiatorja ka falënderuar mjekët, fizioterapistët dhe personelin shëndetësor për mbështetjen që i kanë dhënë, përveç fansave që e kanë shoqëruar gjatë 9 muajve të fundit që nga dëmtimi. “Shpresoj që të jetë operacioni i fundit”, – ka shtuar Vonn.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



