Bayern Munich ka nisur të planifikojë të ardhmen e portës, pasi largimi i Manuel Neuer në fund të sezonit po konsiderohet gjithnjë e më i mundshëm. Drejtuesit bavarezë kanë filluar të shqyrtojnë alternativat për të zëvendësuar legjendën gjermane, ndërsa në listë kanë përfunduar Oliver Baumann, Bernd Leno dhe Loris Karius.
Sipas “Sky Sport”, në klubin gjerman ekziston bindja se Neuer mund të mbyllë karrierën në përfundim të këtij sezoni. Portieri 40-vjeçar, i cili prej 16 vitesh mbron fanellën e Bayernit, ka pësuar një tjetër dëmtim në tendinën e këmbës së djathtë, që pritet ta mbajë jashtë fushave deri në fund të vitit 2026.
Megjithatë, Neuer nuk dëshiron të marrë një vendim të nxituar. Synimi i tij është të rikuperohet, të rikthehet në vitin e ardhshëm dhe më pas të vendosë për të ardhmen.
Bayerni e konsideron Jonas Urbig portierin e së ardhmes, por kërkon edhe një gardian me përvojë. Oliver Baumann i Hoffenheimit mbetet alternativa kryesore, ndërsa në shqyrtim janë edhe Bernd Leno dhe Loris Karius, aktualisht pjesë e Schalke 04.
Ndërkohë, dëmtimet e përsëritura kanë shtuar shqetësimet për Neuer. Në Gjermani po diskutohet gjithnjë e më shumë mundësia e një lamtumire dinjitoze për një prej legjendave më të mëdha të historisë së klubit bavarez.
