Shpërthimi në dyqanin e reperit, babai i Noizyt dëshmon në SPAK në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

SPAK ka thirrur për të dëshmuar në procesin ndaj Laert Haxhiut këngëtarin Rigels Rajku, të njohur si Noizy, dhe babanë e tij, Bashkim Rajku.

Në seancën e radhës, Haxhiu mungoi dhe u përfaqësua nga avokati mbrojtës Detar Hysi.

Të lidhura

None found

Prokurori i çështjes, Behar Dibra, e pyeti Bashkim Rajkun për shpërthimin me eksploziv në biznesin e familjes në Durrës, në qershor 2022.

Rajku tha se e kishte dëgjuar shpërthimin, por nuk e mbante mend orën, pasi kishin kaluar 4 vite. Më pas kishte parë xhamat e thyer dhe dëmet në dyqanin e marrë me qira, që ndodhej në të njëjtin pallat ku banonte familja.

Për shkakun e mundshëm të ngjarjes, ai tha se fillimisht nuk kishin pasur dyshime. Sipas tij, djali, si artist, mund të kishte pasur fërkime ose hatërmbetje me të tjerë.

Ai përmendi edhe përplasje të mëparshme me një person nga Lushnja, por theksoi se nuk kishte prova konkrete për ta lidhur atë me shpërthimin.

Rajku tregoi se një ditë para ngjarjes, 5-6 makina kishin mbërritur pranë lokalit, ku personat që ndodheshin në to kishin provokuar djalin e tij dhe ishte bërë sherr.

Ai shtoi se familja nuk e kishte njohur më parë personin që përmendi në dëshmi. Dëmin e shkaktuar nga shpërthimi e vlerësoi në rreth 30 mijë euro.

Dëshmia u dha gjatë gjykimit të Laert Haxhiut, proces në të cilin SPAK po shqyrton edhe rrethana të lidhura me ngjarje të ndryshme kriminale.


Shtuar më 10.11.2026 14:50

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş