Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Kanë përfunduar pas rreth katër orësh bisedimet e ditës së parë mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, të mbajtura në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka cilësuar bisedimet si “shumë produktive”, por ka theksuar se ende ka shumë punë për t’u bërë.

Sipas Reuters, Rubio ka thënë gjithashtu se një nga synimet është që në një fazë të mëvonshme, në bisedimet trepalëshe të përfshihen edhe përfaqësues të tjerë evropianë.

Zyra për media e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës ka bërë të ditur se bisedimet pritet të vazhdojnë nesër.

Ndërkohë, delegacioni ukrainas ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të NATO-s dhe Evropës, në kuadër të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rusia sulmon 10 rajone të Ukrainës, të paktën nëntë të vrarë para bisedimeve në Abu Dhabi

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika