Konfirmohen dy garat e fundit në Katar dhe Abu Dhabi, bie poshtë hipoteza e Imolas

Formula 1 | 3 minuta më parë

Konfirmohen dy garat e fundit të Botërorit në Lindjen e Mesme.  Pas ditësh pasiguri për shkak të luftës mes Iranit dhe SHBA-ve, si dhe pas zhvillimit të rregullt të garës së Katarit të MotoGP, FIA ka vendosur të konfirmojë dy garat e ardhshme të Formula 1 në Lindjen e Mesme.

Njoftimin e ka dhënë vetë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Mohammed Ben Sulayem, me një postim në rrjetet sociale. “Jemi gati për Katarin dhe Abu Dhabin. Jemi plotësisht të përgatitur dhe të impenjuar për dy fundjava të jashtëzakonshme dhe një mbyllje spektakolare të Botërorit të Formula 1. Mezi presim të shohim pilotët, skuadrat dhe tifozët në dy pista ikonike, për një mbyllje të paharrueshme të sezonit. Shihemi në pistë”, – shkruan Ben Sulayem.

Ka rënë poshtë kështu ëndrra e Imolas për të pritur garën e fundit e Botërorit. Pista italiane kishte dhënë disponibilitetin për fundjavën e 6 dhjetorit në vitin kur piloti bolonjez i Mercedes-it, Andrea Kimi Antonelli, riktheu në Itali titullin kampion pas 73 vitesh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme