Më shumë se 100 shtetas të huaj kanë vdekur që nga viti 2000 në komisariate policie ose qendra për emigrantë në Greqi, të cilat nuk disponojnë kushte të përshtatshme për kujdes shëndetësor. Sipas një hulumtimi të publikuar të martën nga studiues të Universitetit të Oksfordit, në këtë shifër përfshihen edhe 34 vdekje që nuk janë regjistruar zyrtarisht.