BE-ja akordon 50 milionë euro për sigurinë në Detin e Zi, Ursula von der Leyen: Duhet të përshpejtojmë ngritjen e qendrës së përbashkët Gjashtëdhjetë e gjashtë ushtarë të Republikës Demokratike të Kongos janë dënuar me vdekje, pasi u shpallën fajtorë për frikacakëri, rebelim dhe mosbindje ndaj urdhrave ushtarakë.
Vendimi u dha pas një gjyqi të përbashkët ndaj 71 ushtarëve në një gjykatë ushtarake në Walikale, në provincën e Kivu-së së Veriut, në lindje të vendit. Katër prej tyre u shpallën të pafajshëm, ndërsa një tjetër u dënua me 10 vite burg.
Sipas autoriteteve ushtarake, të dënuarit akuzohen se kanë braktisur pozicionet e tyre dhe janë larguar gjatë përleshjeve me grupet e armatosura në zonën lindore të vendit. Ata ishin arrestuar më 20 tetor.
Dënimet vijnë në një kohë kur ushtria kongoleze po përballet me vështirësi në luftën kundër grupeve të armatosura, përfshirë rebelët e M23, ndërsa brenda radhëve të saj janë raportuar probleme me disiplinën, organizimin dhe pajisjet ushtarake.
Republika Demokratike e Kongos riktheu zbatimin e dënimit me vdekje në vitin 2024, pas një moratoriumi që kishte zgjatur rreth 20 vjet. Qeveria e justifikoi këtë vendim me nevojën për të luftuar tradhtinë dhe dezertimin në radhët e ushtrisë.
Sipas të dhënave të publikuara nga RFI, që nga fillimi i vitit 2025, të paktën 507 ushtarë janë dënuar, 381 prej tyre me vdekje. Megjithatë, deri më tani nuk është kryer asnjë ekzekutim zyrtar.
Top Channel