Veliaj i kërkon drejtuesve të PS-së dhe SPAK-ut të marrë pjesë në Asamblenë e 14 nëntorit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar të jetë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të planifikuar për 14 nëntor.

Kërkesa iu dërgua sot, në formë zyrtare, nga paraburgimi në Fier, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, si dhe prokurorit që ndjek çështjen në SPAK. Veliaj kërkon të marrë pjesë fizikisht në mbledhje; në rast se kjo nuk miratohet, ai propozon lidhjen me videokonferencë.

Të lidhura

None found

Në shkresë, ai argumenton se masa e sigurisë “arrest në burg” nuk duhet t’ia heqë të drejtat politike e statutore që ka si anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe i Kryesisë së PS-së, si dhe në strukturat drejtuese të partisë në Tiranë. Sipas tij, duhet t’i jepet mundësia të dëgjojë diskutimet, të flasë, të paraqesë propozime dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. Kufizimi i lëvizjes, thekson ai, nuk sjell automatikisht humbjen e këtyre të drejtave.

Veliaj i kërkon SPAK-ut ta trajtojë çështjen me urgjencë dhe të bashkëpunojë me autoritetet e burgjeve për të bërë të mundur pjesëmarrjen. Ai sqaron se nuk kërkon ndryshim ose pezullim të masës së sigurisë, por ushtrimin e të drejtave politike brenda kufizimeve ligjore të paraburgimit.

LETRA E PLOTË

Fier, 10.11.2026

DREJTUAR:

Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë

Prokurorit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

PËR DIJENI:

Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Drejtorisë së IEVP Fier

LËNDA: Kërkesë urgjente që të mundësohet pjesëmarrja dhe ushtrimi i të drejtave statutore në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 14 nëntor 2026, përmes pranisë fizike ose, në alternativë, videokonference.

I nderuar z. Sekretar i Përgjithshëm,

I nderuar z. Prokuror,

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë është njoftuar për datën 14 nëntor 2026. Ky organ përbën strukturën më të rëndësishme të drejtimit dhe vendimmarrjes politike të partisë ndërmjet dy kongreseve.

Unë bëj pjesë në Asamblenë Kombëtare dhe në Kryesinë e Partisë Socialiste. Gjithashtu, jam drejtues politik i qarkut Tiranë, kryetar i Partisë Socialiste Tiranë dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë. Pjesëmarrja në mbledhje lidhet drejtpërdrejt me të drejtat që më takojnë për shkak të anëtarësisë dhe funksioneve që ushtroj në organet drejtuese të partisë.

Ndodhem në paraburgim në IEVP Fier, ku zbatohet ndaj meje masa e sigurimit personal. Kjo masë kufizon lirinë time të lëvizjes, por, më vete, nuk do të thotë se kam humbur të drejtat politike dhe statutore, për sa kohë ushtrimi i tyre mund të pajtohet me kufizimet ligjore të masës dhe të regjimit të paraburgimit. Organizimi dhe pjesëmarrja në jetën politike mbrohen nga Kushtetuta dhe konventat. Sipas neneve 17 dhe 46 të Kushtetutës dhe nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kufizimet duhet të kenë mbështetje ligjore dhe të jenë në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

Prania ime në Asamble ka rëndësi të veçantë, sepse dua të paraqes vetë qëndrimet, propozimet dhe kërkesat e mia për funksionimin e Partisë Socialiste, përgjegjësitë e organeve të saj dhe të ardhmen e organizatës politike ku jam pjesë.

Për këtë arsye, kërkoj të marr pjesë në mbledhjen e 14 nëntorit 2026, nëse është e mundur fizikisht; në të kundërt, kërkoj të lidhem drejtpërdrejt me të përmes një lidhjeje audiovizive.

I. KËRKESA PËR SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË PARTISË SOCIALISTE

Si autoritet përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e veprimtarisë së organeve partiake, ju kërkoj të ndërmerrni hapat organizativë dhe teknikë që nevojiten për të siguruar pjesëmarrjen time efektive në Asamblenë Kombëtare.

Konkretisht, kërkoj:

1. Të më bëhen të ditura zyrtarisht ora dhe vendi i mbledhjes së 14 nëntorit 2026, rendi i ditës dhe dokumentet që do të diskutohen.

2. Të organizohet pjesëmarrja ime fizike, në rast se marr autorizimin e autoriteteve kompetente.

3. Nëse kjo nuk mund të realizohet, të vihet në dispozicion pajisja teknike për lidhje të drejtpërdrejtë me videokonferencë nga IEVP Fier, në mënyrë që të ndjek diskutimet, të flas, të paraqes propozime dhe të ushtroj të drejtat e tjera që më njeh Statuti.

4. Për realizimin e lidhjes audiovizive, të koordinohen paraprakisht veprimet me administratën e IEVP Fier dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke zbatuar kërkesat e sigurisë së institucionit.

5. Nëse nuk bëhet e mundur pjesëmarrja ime e drejtpërdrejtë, të më lejohet t’ia përcjell Asamblesë qëndrimin tim me shkrim dhe të përfshihet ai në dokumentet e mbledhjes. Kjo mundësi nuk duhet të merret automatikisht si zëvendësuese e të drejtës për pjesëmarrje.

Pjesëmarrja në një organ kolegjial nuk nënkupton vetëm marrjen e informacionit për vendimet. Ajo kërkon mundësi reale për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar, për të diskutuar dhe për të kontribuar në vendimmarrje sipas rregullave të statutit.

II. KËRKESA PËR PROKURORIN E ÇËSHTJES

Meqenëse ndaj meje është vendosur masa e sigurimit personal “arrest në burg”, kërkoj që të shqyrtohet pa vonesë nëse lejohet pjesëmarrja ime fizike në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Sipas kompetencës suaj, kërkoj të jepni autorizimin përkatës ose t’ia përcillni menjëherë kërkesën organit që ka kompetencën për të vendosur. Nëse nuk mund të jem i pranishëm fizikisht, kërkoj të shqyrtohet dhe të mundësohet lidhja me videokonferencë nga ambientet e IEVP Fier.

Kjo mënyrë pjesëmarrjeje nuk kërkon që unë të largohem nga institucioni dhe nuk ndërhyn në zbatimin e masës së sigurisë. Ajo mund të realizohet nën mbikëqyrjen e administratës penitenciare, në respektim të kushteve ligjore dhe të sigurisë. Dua të theksoj se nuk po kërkoj ndryshimin, pezullimin apo shmangien e masës së sigurimit personal. Kërkoj vetëm një zgjidhje proporcionale që të më lejojë të ushtroj një të drejtë politike dhe statutore pa cenuar qëllimet e ligjshme të paraburgimit. Nëse kërkesa kufizohet ose refuzohet, vendimi duhet të mbështetet në një bazë konkrete ligjore, të arsyetohet dhe të marrë parasysh pjesëmarrjen në distancë si alternativë më pak kufizuese.

III. NEVOJA PËR SHQYRTIM TË MENJËHERSHËM

Meqë mbledhja e Asamblesë Kombëtare zhvillohet më 14 nëntor 2026, kërkoj që kërkesa ime të shqyrtohet menjëherë dhe përgjigjja të më njoftohet në kohë për të organizuar pjesëmarrjen. Nëse nuk marr përgjigje përpara mbledhjes, do të bëhet praktikisht e pamundur të ushtroj të drejtën për të marrë pjesë në këtë proces të caktuar të vendimmarrjes politike.

Heqja e lirisë nuk duhet të kthehet, përtej kufizimeve të domosdoshme dhe të ligjshme, në përjashtim nga jeta politike apo nga ushtrimi i funksioneve statutore që vazhdoj të mbaj.

Në përfundim, kërkoj që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe autoritetet përkatëse të bashkërendojnë hapat e nevojshëm, në mënyrë që të garantohet pjesëmarrja ime efektive në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të 14 nëntorit 2026, qoftë fizikisht, qoftë përmes videokonferencës.

Me respekt,

ERION VELIAJ

Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste


Shtuar më 10.11.2026 15:22

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş