Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj

10 Nëntor 2026 | 16:08

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka postuar në X mbi një takim të zhvilluar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Ajo shkruan se në fokus të takimit ishte procesi i reformës zgjedhore. Ambasadorja Moreira de Sousa theksoi se cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa edhe koha kur ajo realizohet.

“Cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj.

Zhvillova takimin tim të parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Diskutuam për afatin shumë të ngushtë brenda të cilit po punon komisioni, si edhe për çështje që lidhen me fushëveprimin, përparësitë dhe gjithëpërfshirjen e reformës.

Reforma zgjedhore ka të bëjë me besimin e publikut, konkurrencën e ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve. Ajo është gjithashtu pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kanë qenë prej kohësh të qarta dhe puna e përbashkët e bërë deri tani duhet tashmë të japë rezultate.

Me vullnet politik dhe dialog të mirëfilltë nga të gjitha palët, kjo është e arritshme”, shkruan Sofia Moreira de Sousa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fredi Beleri: Shqipëria u dënua për çështjen time, GJEDNJ më dha të drejtë për paraburgimin e paligjshëm

Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e cila, siç thekson ai, ka konstatuar shkelje të të...
15:39 | 10/11/2026

Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, dhe SPAK-ut, për të marrë pjesë në mbledhjen e...
15:10 | 10/11/2026

Eksplozivi në biznesin e Noizyt në Durrës, dëshmojnë Noizy dhe babai i tij në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Isha në gjumë

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, kanë dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, lidhur me vendosjen e...
14:32 | 10/11/2026