Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të themelimit të Shkollës së Mesme “Aleksandër Moisiu” në Kavajë.

Në këtë përvjetor të veçantë u mblodhën breza të ndryshëm nxënësish, ish-mësuesish dhe miq të shkollës, e cila ndër vite ka lënë gjurmë në jetën arsimore dhe shoqërore të qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla uroi qytetin e Kavajës për këtë jubile, duke vënë në dukje rëndësinë e shkollës dhe rolin e saj në formimin e shumë brezave.

“Sot u mblodhën të gjithë brezat e nxënësve të kësaj shkolle me emër të madh në gjithë Shqipërinë”, shkruan Balla.