“Air Albania” plot për Shqipëri–Finlandë! Shiten të gjitha biletat për sfidën e 12 nëntorit

10 Nëntor 2026 | 16:32

Interesi i tifozëve për ndeshjen Shqipëri–Finlandë është maksimal. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën e 12 nëntorit, pasi janë shitur të gjitha biletat në dispozicion.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka njoftuar se të gjitha tribunat e stadiumit janë të ezauruara. Kështu, Kombëtarja shqiptare do të ketë mbështetjen e mijëra tifozëve në një përballje të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Shqipëria do të zhvillojë sot seancën e dytë stërvitore, e planifikuar në orën 15:00, ku trajneri Maran do të ketë mundësinë të vlerësojë më nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe të qartësojë dilemat për formacionin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rezultatet e dobëta çojnë në largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi kërkon trajnerin e ri

Emiljano Cela nuk do të jetë më trajner i KF Pogradecit. Klubi liqenor njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun, pas dorëheqjes së këtij të...
11:01 | 10/11/2026

UEFA propozon Arsene Wenger si kandidat për të sfiduar Infantinon në krye të FIFA-s

UEFA po e shqyrton seriozisht mundësinë që Arsene Wenger të jetë kandidati i saj për ta sfiduar Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për president...
09:27 | 10/11/2026

Lionel Messi fiton ‘Këpucën e Artë’ të MLS për të dytin sezon radhazi

Lionel Messi është vlerësuar me çmimin “Këpuca e Artë” të MLS-së për vitin 2026, duke u bërë lojtari i parë në historinë e ligës që...
08:49 | 10/11/2026