Ndryshe nga e hëna, sot u stërvitën me pjesën tjetër të kombëtares edhe Myrto Uzuni e Qazim Laçi, të cilët për shkak të impenjimeve me skuadrat e tyre dhe largësisë u paraqitën me vonesë në ‘Shtëpinë e Futbollit’.
Prej të hënës në Tiranë ka mbërritur edhe Finlanda. Kundërshtari i Shqipërisë më 12 nëntor në Air Albania, që është stërvitur në Selman Stërmasi.

Trajneri Rolando Maran ka zgjedhur që të mërkurën stërvitja të kryhet paradite, për t’i dhënë fund përgatitjeve për Finlandën. Ndeshja tjetër e Shqipërisë, e fundit në Ligën e Kombeve, do të jetë më 15 nëntor kundër Bjellorusisë në Hungari.










Komente
Komento