Rike Roçi në Korçë me “Papritur i pandehur”: Publiku më dhuroi shumë dashuri
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka sjellë premierën e komedisë “Papritur i pandehur”, një vepër që përmes humorit trajton një nga problematikat e shoqërisë shqiptare: konfliktet dhe përplasjet për pronat dhe interesat materiale.
Me regji të Jurgen Markut dhe interpretimin e aktorëve Juxhin Plovishti, Franc Bregu, Rike Roçi dhe Ilda Pepi, shfaqja solli në skenë situata të përditshme, ku humori ndërthuret me mesazhe sociale dhe përplasjen mes traditës dhe progresit.
Regjisori Jurgen Marku u shpreh se përmes kësaj komedie synohet të përcillet një problematikë e madhe e shoqërisë shqiptare, duke bërë që publiku të gjejë veten te personazhet dhe shqetësimet e tyre.
“Është një dramë e madhe e shoqërisë shqiptare, të cilën ne kemi zgjedhur ta sjellim përmes komedisë. Është kjo lufta e njerëzve vetëm për prona, për pasurinë dhe për materialen në përgjithësi. Ne u përpoqëm që përmes këtyre personazheve çdo individ në Shqipëri të mund të gjejë veten dhe shqetësimet e tij”, tha Jurgen Marku.
Premiera u prit me duartrokitje nga publiku korçar, ndërsa aktorët vlerësuan energjinë dhe reagimin e spektatorëve. Aktori Franc Bregu theksoi se shfaqja përcjell edhe mesazhe për përplasjen mes së vjetrës dhe së resë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të trashëguara.
“Energjia ishte shumë e mirë. Publiku reagoi dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ne. Përmes humorit përpiqemi të themi edhe disa gjëra. Në këtë rast kemi përplasjen mes progresit dhe traditës, mes të vjetrës dhe të resë. Progresin e duam të gjithë, por duke ruajtur edhe gjërat e mira që na kanë lënë të parët tanë”, tha Franc Bregu.
Edhe aktorja Rike Roçi shprehu emocionet për pritjen që i rezervoi publiku, duke vlerësuar mikpritjen dhe dashurinë e spektatorëve korçarë.
“Kam emocione shumë të bukura. Publiku i Korçës të jep shumë dashuri, më mikpritën shumë mirë dhe ndihem si në shtëpi. Kjo është hera e dytë që vij në Korçë dhe gjithmonë kam marrë shumë dashuri në këtë vend. Mezi pres të rikthehem sërish me këtë shfaqje”, tha Rike Roçi.
Komedia “Papritur i pandehur” do të vijojë të ngjitet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” edhe gjatë ditëve në vijim.
Pas Jay-Z dhe Taylor Swift, Paul McCartney bëhet muzikanti i tretë më i pasur në botë
Fitues i Oscar, regjisori Sebastian Lelio ndërron jetë në moshën 52-vjeçare
Reportazhi i prestigjiozes britanike: Kullat shekullore të Shqipërisë po zgjohen nga harresa, aty ku mikpritja mbetet e shenjtë
- 17:43 Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore. Siguria është përgjegjësi e përbashkët
- 17:40 Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 120 shtete
- 17:38 Zelenskyy kërkon një përfaqësues të vetëm të Evropës në negociatat me Rusinë dhe SHBA-në
- 17:36 “Ankth, stres dhe pagjumësi”, OBSH paralajmëron për pasojat psikologjike të ndryshimeve klimatike
- 17:29 Studimi i Universitetit të Kembrixhit: Ulja e ndotjes së ajrit mund të shpëtojë mbi 9 milionë jetë çdo vit
- 17:26 “742 lindje më shumë se vdekje”, INSTAT: Tirana kryeson për shtesën natyrore të popullsisë