Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës”, Demo: Duam të jemi pjesë e zgjidhjes së sfidave të sigurisë

    742 lindje më shumë se vdekje në Shqipëri, Tirana kryeson me bilancin më pozitiv

    Aktakuzë për dhunën në Zveçan më 2023, i dyshuari akuzohet për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 742 lindje më shumë se vdekje në Shqipëri, Tirana kryeson me bilancin më pozitiv
    Lajmet e fundit

    742 lindje më shumë se vdekje në Shqipëri, Tirana kryeson me bilancin më pozitiv

    November 10, 2026
    Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe

    Shqipëria regjistroi shtesë natyrore pozitive të popullsisë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, me 742 lindje më shumë se vdekje. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në periudhën korrik-shtator erdhën në jetë 5.787 foshnja, ndërsa u regjistruan 5.045 vdekje.

    Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, lindjet u rritën me 13,9%, ndërsa vdekjet me 3,7%. Megjithatë, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025, lindjet kanë shënuar rënie prej 10,5%, ndërsa vdekjet janë rritur me 0,4%.

    Sipas INSTAT, vetëm pesë qarqe regjistruan shtesë natyrore pozitive, ndërsa në shtatë qarqet e tjera numri i vdekjeve ishte më i lartë se ai i lindjeve.

    Tirana kryeson me diferencën më të madhe mes lindjeve dhe vdekjeve, duke regjistruar 1.380 lindje më shumë. Në krahun tjetër, Korça shënoi bilancin më negativ, me 220 vdekje më shumë se lindje.

    Kryeqyteti mban gjithashtu vendin e parë për numrin e lindjeve, me 2.708 foshnja të regjistruara gjatë tremujorit të tretë. Numri më i ulët u shënua në Gjirokastër, me vetëm 66 lindje.

    Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, lindjet u rritën vetëm në dy qarqe, ndërsa në dhjetë të tjerat pësuan rënie. Dibra regjistroi rritjen më të lartë, me 3,9%, ndërsa rënia më e fortë u shënua në Fier, ku lindjet u pakësuan me 20,1%.

    Sa i përket vdekjeve, shtatë qarqe shënuan rritje dhe pesë të tjera ulje në raport me tremujorin e tretë të vitit 2025. Tirana regjistroi numrin më të lartë, me 1.328 vdekje, ndërsa Kukësi numrin më të ulët, me 118 raste.

    Kukësi shënoi edhe rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, me 15,7%, ndërsa Dibra regjistroi uljen më të theksuar, me 17,8%.

    Të dhënat tregojnë se, pavarësisht bilancit pozitiv në shkallë vendi gjatë këtij tremujori, lindjet vijojnë të jenë më të ulëta se një vit më parë.

    lindje shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës”, Demo: Duam të jemi pjesë e zgjidhjes së sfidave të sigurisë

    November 10, 2026

    742 lindje më shumë se vdekje në Shqipëri, Tirana kryeson me bilancin më pozitiv

    November 10, 2026

    Aktakuzë për dhunën në Zveçan më 2023, i dyshuari akuzohet për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë

    November 10, 2026

    Marta Kos për protestat në Shqipëri: BE nuk mbyll sytë, qeveria të ulet në dialog me qytetarët

    November 10, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.