Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, autori afrohet me monopatinë elektrike dhe e qëllon për vdekje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.11.2026, 18:29

Një 39-vjeçar me shtetësi shqiptare është vrarë këtë të martë në Spanjë, pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën e Playa Flamenca, në jug të provincës së Alicante-s.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën San Nicolás de Bussi. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, autori i krimit është afruar në mënyrë të fshehtë duke përdorur një monopatinë elektrike, i është afruar viktimës dhe e ka qëlluar disa herë radhazi me armë zjarri. Pas të shtënave, autorë i dyshuar është larguar me shpejtësi, duke u zhdukur nga vendi i ngjarjes brenda pak sekondash.

Në vendngjarje është nisur menjëherë një ekip i shërbimit të urgjencës mjekësore SAMU, pas njoftimit të dhënë në Qendrën e Informacionit dhe Koordinimit të Urgjencave. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, stafi mjekësor nuk ka mundur të bëjë asgjë për t'i shpëtuar jetën 39-vjeçarit, duke konfirmuar vdekjen e tij në vend.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa deri në këto momente nuk bëhen të ditura detaje mbi identitetin e autorit, motivet e këtij ekzekutimi apo nëse ngjarja lidhet me larje hesapesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit