Automjeti përplaset me motoçikletën në Gjirokastër-Kakavijë, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Automjeti përplaset me motoçikletën në Gjirokastër-Kakavijë, ndërron jetë drejtuesi i motorit

18:40, 10/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë.

Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Sipas të dhënave, automjeti drejtohej nga E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, ndërsa motomjeti drejtohej nga T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dervician.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, 64-vjeçari T. A., ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco