Bayern Munich merr një lajm të rëndësishëm për gjendjen e trajnerit Vincent Kompany. Pas më shumë se dy javësh mungesë për shkak të problemeve shëndetësore, tekniku belg është rikthyer në ambientet stërvitore të klubit bavarez.

40-vjeçari u rrëzua gjatë një seance stërvitore me ekipin, duke u transportuar më pas në spital, ku qëndroi për disa ditë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, Kompany u diagnostikua me meningjit dhe që nga ajo kohë ishte detyruar të qëndronte larg skuadrës për t’u rikuperuar.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e Bayernit kanë theksuar se shëndeti i trajnerit është prioritet dhe se atij do t’i jepej gjithë koha e nevojshme për t’u rikthyer plotësisht.

Rikthimi në qendrën stërvitore është një sinjal pozitiv, ndërsa Kompany pritet të marrë sërish drejtimin e skuadrës nga stoli pas përfundimit të pushimit për ndeshjet e kombëtareve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb