• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

by A. Q
10/11/2026 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë ka hartuar dhe hedhur për konsultim projektligjin e posaçëm “Për masat procedurale dhe mbrojtjen e personave që angazhohen në pjesëmarrjen publike nga paditë haptazi të pabazuara dhe procedurat gjyqësore abuzive”.

Nisma synon transpozimin e plotë të Direktivës (BE) 2024/1069, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive ndaj padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura gjerësisht si SLAPP (Strategic Lawsuits Against Public Participation).

Në relacionin shpjegues të draftit, hartuesit nënvizojnë natyrën dëmtuese të këtyre procedurave gjyqësore, duke vërejtur se “inicimi ose vazhdimi i një procedure gjyqësore nuk synon në mënyrë parësore realizimin apo mbrojtjen legjitime të një të drejte, por përdoret për të ushtruar presion, për të frikësuar, penguar, kufizuar ose ndëshkuar persona që marrin pjesë në debatin publik”.

Për më tepër, relacioni evidenton se efekti frenues prodhohet pavarësisht rezultatit përfundimtar, pasi vetë detyrimi për t’u përballur me kosto të larta financiare dhe pasiguri “mund të krijojë një efekt frenues jo vetëm ndaj personit të paditur, por edhe ndaj personave të tjerë që mund të angazhohen në pjesëmarrje publike”.

Për të trajtuar këtë fenomen, projektligji përcakton një fushë të gjerë zbatimi që përfshin gazetarët, organizatat e shoqërisë civile, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktivistët, studiuesit dhe çdo person fizik apo juridik që kontribuon në çështje me interes publik.

Ndryshe nga qasjet e mëparshme, Ministria e Drejtësisë ka vendosur që transpozimi të bëhet përmes një ligji të veçantë me shumicë të cilësuar (3/5 e votave), sipas nenit 81 të Kushtetutës. Hartuesit arsyetojnë se miratimi me shumicë të cilësuar “bën të panevojshëm ndërhyrjen në Kodin e Procedurës Civile”.

Projektligji, i përbërë nga 17 nene, parashikon disa mekanizma kyç proceduralë dhe mbrojtës.

Shqyrtimi me përparësi dhe afati 60-ditor

Gjykata detyrohet të shqyrtojë me përparësi kërkesat e të paditurit dhe të marrë vendim brenda 60 ditëve për garancinë e shpenzimeve apo rrëzimin e hershëm.

Garancia për shpenzimet gjyqësore (Neni 8)

Gjykata mund të urdhërojë paditësin të depozitojë paraprakisht garanci financiare për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe avokatit. Nëse paditësi nuk e depoziton atë brenda afatit, gjykimi me kërkesë të të paditurit pushohet.

Rrëzimi i hershëm i padisë (Neni 9)

I padituri mund të kërkojë përfundimin e menjëhershëm të procesit nëse padia është haptazi e pabazuar, me barrën e provës që i kalon paditësit. Vendimi i rrëzimit konsiderohet përfundimtar.

Mbrojtja nga veprimet taktikuese (Neni 6)

Ndryshimi i objektit të padisë apo heqja dorë prej saj nga paditësi nuk pengojnë të drejtën e të paditurit për të kërkuar masat mbrojtëse dhe dëmshpërblimin.

Sanksionet dhe dëmshpërblimi (Nenet 11-13)

Në rastet e konstatimit të abuzimit, gjykata ngarkon paditësin me dëmshpërblimin pasuror dhe jopasuror, urdhëron publikimin e vendimit me shpenzimet e paditësit, si dhe mund të vendosë gjobë sanksionuese nga 50,000 deri në 300,000 lekë.

Mbrojtja ndaj vendimeve të shteteve të treta (Nenet 14-15)

Gjykatat shqiptare do të refuzojnë njohjen apo ekzekutimin e vendimeve të huaja që burojnë nga padi SLAPP, si dhe u njohin të drejtën subjekteve vendase të kërkojnë dëmshpërblim në gjykatat shqiptare për proceset abuzive të iniciuara jashtë vendit.

Gjatë konsultimeve teknike dhe publike me grupet e interesit — përfshirë Institucionin e Mediave Audiovizive (AMA), Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe përfaqësues të shoqërisë civile — janë rishikuar disa prej neneve kryesore. Ndër to, është riformuluar barra e provës te rrëzimi i hershëm, është saktësuar mundësia e paraqitjes së informacioneve me shkrim nga organizatat mbështetëse (Neni 7), si dhe është parashikuar një nen i posaçëm për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave statistikore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe publikimin e informacionit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

November 10, 2026
“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

November 10, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

November 10, 2026
“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

November 10, 2026
Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

November 10, 2026
Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In