Gazetari dhe prezantuesi radiofonik Giuseppe Cruciani i ka dalë publikisht në mbrojtje presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, pas kritikave të shumta të tifozëve pas rezultateve të dobta të skuadrës napolitane këtë sezon.
“Sigurisht, kushdo është i lirë të vërshëllejë apo të kritikojë këdo. Por një tifoz i Napolit që e kritikon De Laurentiis, duhet ta mendojë mirë para se ta bëjë këtë. Para De Laurentiis, Napoli nuk ishte asgjë. Të kritikosh De Laurentiis është njëlloj si të kritikosh Maradonën. Madje, do të shkoj edhe më tej: De Laurentiis ka bërë më shumë për Napolin sesa Maradona.
Muralet e Maradonës duhet të zëvendësohen me fotografi të Aurelio De Laurentiis. Maradona nuk e ndryshoi historinë e Napolit ashtu siç e ndryshoi De Laurentiis”, tha Cruciani.







