Në një kohë kur ka ashpërsuar ligjin e tubimeve me gjoba përmes paketës antidhunë, nga ana tjetër qeveria ka hartuar një projektligj si mburojë e pjesëmarrjes publike në cështje me interes publik. Si rrjedhojë e detyrimeve të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian, Ministria e Drejtësisë ka nxjerr për konsultim publik draftin për mbrojtjen e lirisë së shprehjes nga paditë e pabazuara dhe procedurat gjyqësore abuzive. Ky propozim synon që të forcojë pjesëmarrjen qytetare dhe të parandalojë përdorimin e gjykatave për të ushtruar presion dhe për të heshtur zërat kritike. Mbrojtja nuk përfshin vetëm aktorët tradicionalë të medias por edhe aktivistë, studiues, akademikë apo qoftë edhe qytetarë që protestojnë. Citat Relacioni i Projektligjit, Ministria e Drejtësisë