Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

10 Nëntor 2026 | 19:58

Rruga e re Tiranë-Durrës pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve në dy muajt e parë të vitit 2027. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interviste për Euronews Albania.

Karakaçi deklaroi se kanë përfunduar punimet për 5 kilometrat e parë të zgjerimit të këtij aksi, ndërsa aktualisht po punohet për vijimin e projektit deri mbi Qafën e Kasharit.

Sipas ministrit, projekti parashikon zgjerimin e superstradës gjatë viteve 2027-2028, duke e shtrirë projektin pothuajse deri në Durrës, në zonën e Urës së Dajlanit.

“Patjetër që rreth dy muajve të parë të 2027 ajo do të jetë e hapur për qarkullim. Por ajo çfarë është e rëndësishme për buxhetin dhe programin 2027-2029, programin afatmesëm të ministrisë, është që zgjerimi i kësaj superstrade është i financuar tërësisht dhe ne vazhdojmë me 2027-2028 me zgjerimin, pothuajse shkojmë deri në Durrës, aty ku mbaron edhe projekti në Urën e Dajlanit”, u shpreh Karakaçi.

Ministri foli edhe për një tjetër aks të rëndësishëm rrugor, atë Tiranë-Ndroq-Plepa. Sipas tij, në këtë segment kanë përfunduar 5 kilometrat e parë të punimeve, ndërsa janë lidhur kontratat për 10 kilometrat e tjerë.

Karakaçi bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2027 është parashikuar edhe përmbyllja e financimit për këtë projekt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria është drejt BE-së, por gjithçka varet edhe nga vetë Europa

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në Forumin e Paqes në Paris, foli për disa çështje si zhvillimi ekonomik i Shqipërisë, procesin e anëtarësimit në Bashkimin...
19:15 | 10/11/2026

Ekzekutohet në mes të ditës shqiptari në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me skuter

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në mes të ditës në Orihuela Costa, në Spanjë. Ngjarja ndodhi pak para orës 13:00, në kompleksin...
19:02 | 10/11/2026

Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore. Siguria është përgjegjësi e përbashkët

Shqipëria është një pjesë e rëndësishme e arkitekturës europiane të sigurisë dhe një partnere aktive në përballimin e kërcënimeve që kapërcejnë kufijtë kombëtarë. Me këtë...
17:43 | 10/11/2026