Të gjithë analistët dhe intelektualët kanë folur dhe insistojnë se ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2008 nga dyshja Berisha-Rama, pas një pazari mes tyre, solli këtë katastrofë mbipushteti të këtyre vitëve. Të mos harrojmë se në atëkohë në pushtet ishte PD dhe kryeministër Berisha. Propozimi për ta ndryshuar Kushtetutën ishte nga PD, por me një dakortësi nga PS.
Rikthimi te Kushtetuta e para vitit 2008 mund të rregullojë deri në një farë mase demokracinë dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri.
Sonte ka reaguar Ilir Meta, kur indirekt ka shigjetuar edhe liderin demokrat Berisha, që u bë në vitin 2008 bashkëpunëtor me Edi Ramën. Në fakt këto ndryshime kushtetuese, të atij viti, shkaterruan demokracinë dhe hierarkinë e vlerave në vend.
Ja se çfarë shkruan ish-presidenti Meta:
Nga Ilir Meta
Rikthimi i Kushtetutës së para ndryshimeve të vitit 2008, për të rivendosur ndarjen e pushteteve, sistemin e kontrollit dhe balancës ndërmjet tyre, si garanci për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.
Hapja 100% e listave për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë, në mënyrë që mandatin ta marrin drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo nga kryetarët e partive.
Rikthimi i balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive, në mënyrë që fituesi të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve.
Vetëm kështu sovraniteti i rikthehet popullit dhe garantohet e drejta që krahas kandidatëve të partive politike edhe qytetarë me kontribute, integritet dhe mbështetje publike të mund të garojnë e të zgjidhen si kandidatë të pavarur.
Mjaft më me deputetë të kryetarëve dhe partitokracisë!
Shqiptarët meritojnë të zgjedhin të lirë dhe që zëri i tyre të dëgjohet fort!
Vetëm kështu Shqipëria çlirohet nga kapja e shtetit dhe socialistët e ndershëm shpëtojnë nga kthetrat e “Rilindjes”.
Vetëm kështu Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Vetëm kështu sovraniteti i rikthehet popullit shqiptar.