Askush nuk do ta besonte këtë histori! Nga një fëmijë i braktisur te perandoria Louis Vuitton Aktori i njohur amerikan Dustin Hoffman ka folur për herë të parë në mënyrë të gjerë rreth akuzave për ngacmim seksual që rënduan mbi të në vitin 2017, duke mohuar pretendimet më të rënda, por duke pranuar se në të kaluarën mund të ketë bërë disa gra të ndiheshin në siklet për shkak të sjelljes së tij.
Deklaratat vijnë përmes librit të tij të kujtimeve, “Look at Me”, i publikuar të martën, më 10 nëntor. Në këtë autobiografi, aktori 89-vjeçar i kushton vëmendje edhe polemikave që shoqëruan karrierën e tij, pa iu referuar drejtpërdrejt secilës prej akuzave të ngritura ndaj tij.
Fituesi i dy çmimeve Oscar pranon se, veçanërisht rreth katër dekada më parë, mund të ketë pasur sjellje që i kanë vënë disa gra në situata të pakëndshme.
“Jam i sigurt se është e vërtetë që në jetën time, veçanërisht dyzet vjet më parë, i kam bërë disa gra të ndihen në siklet. Por ‘e pakëndshme’ është një gjendje emocionale subjektive”, shkruan Hoffman në libër.
Aktori ndalet edhe te mënyra e tij e të bërit humor, duke e përshkruar veten si një person ekscentrik, që pëlqen shakatë e guximshme dhe humorin provokues. Ai sjell në vëmendje edhe një koment të aktorit Bill Murray, i cili dikur e kishte cilësuar si një “sharmant të modës së vjetër me një sens humori pikant”.
Dustin Hoffman Denies Sexual Misconduct Allegations in New Memoir But Admits He May Have Made Women ‘Uncomfortable’ https://t.co/RTqOlaYMj8
— People (@people) November 10, 2026
Megjithatë, Hoffman thekson se humori dhe flirtimi nuk duhet të ngatërrohen me detyrimin e dikujt për të bërë diçka kundër dëshirës së tij.
Në librin e tij, aktori i referohet edhe lëvizjes #MeToo, e cila mori përmasa të mëdha në vitin 2017, duke u shprehur se e kishte mbështetur që në fillim. Sipas tij, shumë gra në industrinë e filmit kishin përjetuar për një kohë të gjatë sjellje të papranueshme dhe meritonin të dëgjoheshin.
“E dija që atëherë se shumë gra në industrinë time kishin duruar shumë, për një kohë shumë të gjatë”, shkruan ai, duke shtuar se nuk kishte menduar se do të përballej me akuza, pasi pretendon se nuk ka marrë kurrë diçka seksualisht nga një person që nuk dëshironte ta jepte.
Akuzat e vitit 2017 dhe reagimi i aktorit
Në vitin 2017, gjashtë gra dolën publikisht me akuza ndaj Dustin Hoffman, disa prej të cilave u publikuan nga revista Variety. Pretendimet përfshinin ngacmim seksual, sulm seksual dhe sjellje të pahijshme ndaj një të miture.
Një prej grave pretendoi se ishte sulmuar seksualisht kur ishte vetëm 17 vjeçe dhe punonte si asistente produksioni në shfaqjen “Vdekja e një shitësi”, në vitin 1985. Një tjetër grua, e përfshirë në të njëjtin produksion, e akuzoi aktorin për ngacmim dhe sulm, ndërsa një e tretë pretendoi se Hoffman i kishte bërë propozime gjatë një takimi pune.
Pas publikimit të akuzave, aktori i kërkoi falje njërës prej grave. Në atë kohë, avokati i tij i cilësoi pretendimet për sulm seksual nga dy gra si “raporte shpifëse”. Ndaj Hoffman nuk u ngritën padi apo akuza penale lidhur me këto pretendime.
Top Channel