Sipas informacioneve paraprake, automjeti me Targa AB139YP, me drejtues Xhuljano Isufin, ka goditur 31-vjeçarin Hysen Riad, me origjinë egjiptiane, teksa ky i fundit po kalonte rrugën për te shkuar drejt terminalit.
Pas përplasjes, këmbësori ka përfunduar në tokë, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës. Dëshmitarët kanë bërë të ditur se 31-vjeçari kishte marrë plagë në pjesën e ballit.
I dëmtuari është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku po kryen kontrollet mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.













