NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh për kandidatët që do të bëhen pjesë e misioneve të ardhshme hapësinore. Të përzgjedhurit do të përfshihen në programet për rikthimin e njeriut në Hënë, ndërtimin e një baze hënore dhe përgatitjen e misioneve të para me ekuipazh drejt Marsit. Agjencia amerikane e hapësirës po kërkon profesionistë të rinj për të ndihmuar në atë që e cilëson si “shkrimin e kapitullit të ardhshëm të fluturimeve hapësinore me njerëz”. Sipas njoftimit, aplikimet do të pranohen deri më 3 dhjetor, në orën 23:59 sipas orës lindore të SHBA-së.