Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshorten e tij, Ritën, ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.
Përmes një postimi, Kurti ka njoftuar se darka është mbajtur në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti.