E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Marrëdhënia Veliaj-Rama, çfarë po ndodh? Analistët: Po kërkon të negociojë. Hoxha: Bën mirë të nisë të flasë

Kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, drejtuar SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, u kthye në temë debati këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Për analistin Enton Abilekaj, Veliaj po kërkon të negociojë. Ndërsa për Hoxhën, e vetmja mënyrë që Veliaj të dëmtojë Edi Ramën është të fillojë të flasë nga burgu.

Pjesë nga biseda:

Abilekaj: Asnjë pushtet nuk do të ketë Veliaj pas 6 muajsh. Asgjë nuk po arrin të negociojë. Ka një vit e gjysmë në burg, akoma nuk është futur në negociatë.

Reklamë

Dudushi: Vajtja e Gogut, negociatë ishte.

Abilekaj: Donin t’i mbyllnin gojën. Duhet të marrim dhe Toni Gogun.

Dudushi: Ka pasur një negociatë.

Abilekaj: Te reforma territoriale, ku ai doli kundër, nuk mund të thuhet se ishte efekti Veliaj që rrezikoi reformën, sepse Braçe nuk është derivat i Veliajt. Veliaj nuk arriti të bëhej pol për 10 vjet.

Dudushi: Braçe po negocion pozicionin e tij. Brenda PS-së mund të ketë disa të pakënaqur me Edi Ramën. Pra, nuk është e rëndësishme që ti të kesh besnikët e tu në parti, e rëndësishme është të kesh njerëz që kanë burime pakënaqësie të njëjta. Braçe është tjetër kategori.

Tela: Veliaj e di që nuk merr leje nga SPAK-u për të marrë pjesë në Asamble, nuk do t’i mundësojnë videokonferencën, ka nxjerrë dhe variantin e tretë. Pra, Veliaj shpreson që një nga anëtarët e Asamblesë ndoshta të thotë: “Ore, letrën e Veliajt do ta lexojmë”. Ai kërkon që emri i tij të jetë në funksion të Asamblesë.

Hoxha: Ajo që po bën në rastin konkret, pse po luan në këtë formë, nuk është e paligjshme. A do t’i ecë, do ta shohim. Që ta kthej Veliajn në shpresë për të krijuar çarje në PS, se kishim menduar kurrë. Erdhi dita. Ne presim që ai në një moment të flasë. Te inceneratorët ne e pamë se si u shmangën edhe ai, edhe Rama. Që të lidhet Rama me SPAK-un, një deklarim i Veliajt është, por ai s’e bën dot këtë moment.

Dudushi: Të gjitha veprimet e tij tregojnë se ai mendon se do të dalë i pafajshëm.

Hoxha: Ai nuk del dot i pafajshëm. Unë po mundohem t’ia çoj në mendje. Nëse Ahmetaj do të ishte në burg si Veliaj, nuk do të fliste.

Dudushi: Për çfarë e ka implikuar veten Ahmetaj?

Hoxha: Jo, por ai ka bërë shërbim. Po flet një njeri i brendshëm dhe ne i besojmë. Ajo që na intereson ne është që brenda kësaj strukture, partie, drejtorësh… Mbase ia merr mendjen Perëndia Veliajt dhe flet. A mund ta bëjë? Unë vazhdimisht them që kur hyn në burg, negocion vetëm pjatën e supës. Në këto kushte, kur ke krijuar një superpushtet, unë jam i prirur që çdo zë që del atje brenda është i mirëpritur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.