Kryesore

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit/ Parashikimi i motit për sot, 11 nëntor 2026

07:10 - 11.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë pritet të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht me intensitet të ulët në zonat e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht në qendër të vendit. Në disa zona, reshjet pritet të intensifikohen deri në nivel mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 17 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-4 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.