Shqipëria do të përfshihet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht me intensitet të ulët në zonat veriperëndimore, jugperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Në disa zona, reshjet pritet të forcohen deri në intensitet mesatar, duke marrë herë pas here formën e shtrëngatave dhe duke u shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 17 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 3-4 ballë.












