Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Teksa Tirana vazhdon të marrë banorë nga qarqet e tjera, lindjet në kryeqytet po pakësohen me ritëm të shpejtë, pothuajse dy herë më të lartë se rënia në nivel kombëtar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë nëntë muajve të vitit 2026, në qarkun e Tiranës lindjet ranë me 8%. Në të njëjtën periudhë, në të gjithë vendin shënohet një ulje prej 4,7%.

Të lidhura

None found

Shtrenjtimi i banesave dhe i qirave, së bashku me kostot e jetesës dhe shpenzimet që sjell rritja e fëmijëve, po e vështirëson krijimin dhe zgjerimin e familjeve në kryeqytet. Kjo ndodh pavarësisht mundësive më të shumta për punësim dhe të ardhura që ofron Tirana.

Në Tiranë u regjistruan 647 lindje më pak se në të njëjtët muaj të vitit 2025. Sipas INSTAT, kjo e bën kryeqytetin faktorin kryesor në rënien e lindjeve në vend.

Nga janari deri në shtator 2026, në Shqipëri erdhën në jetë 16.016 bebe, 789 më pak se në periudhën krahasuese. Rreth 82% e rënies neto kombëtare i atribuohet Tiranës, ndërsa në 11 qarqet e tjera, të marra së bashku, lindjet u ulën vetëm me 1,6%.

Tirana mbetet qendra kryesore e ekonomisë dhe punësimit, ku përqendrohen investimet e bizneset dhe ku vendosen shumë të rinj që largohen nga qarqe të tjera. Megjithatë, mundësitë ekonomike shoqërohen me një kosto jetese në rritje.

Strehimi është ndër vështirësitë më të mëdha për çiftet e reja. Çmimet e apartamenteve janë rritur shumë më shpejt se pagat, ndaj blerja e një banese shpesh kërkon kredi të konsiderueshme ose ndihmë financiare nga familja. Edhe qiraja rëndon mbi çiftet që duan të jetojnë të pavarur.

Një përllogaritje e mëparshme e “Monitor” vlerëson se raporti mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave të disponueshme për frymë në Shqipëri u rrit me 76,3% gjatë viteve 2015–2025. Me fjalë të tjera, krahasuar me të ardhurat, blerja e së njëjtës banesë është bërë dukshëm më e vështirë se dhjetë vjet më parë.

Treguesi është kombëtar, por çmimet e larta të banesave ushtrojnë presion të veçantë mbi familjet e reja që synojnë të jetojnë në Tiranë.

Familjet duhet të përballojnë gjithashtu pagesat për kujdesin e fëmijëve, çerdhet e kopshtet private, transportin dhe shërbimet e përditshme. Distancat dhe koha e udhëtimit në Tiranë janë zgjatur, duke e bërë organizimin familjar më të kushtueshëm e më të ndërlikuar, sidomos kur punojnë të dy prindërit.

Këto vështirësi financiare mund t’i shtyjnë çiftet të vonojnë ardhjen e fëmijës së parë ose të vendosin për një numër më të vogël fëmijësh. Për ata që paguajnë një kredi të lartë për banesën, qira dhe shpenzimet e zakonshme, planifikimi i zgjerimit të familjes bëhet më i vështirë.

Gjirokastra kryeson rënien e lindjeve, ndërsa Dibra dhe Kukësi shënojnë rritje

Rënia më e theksuar në përqindje për nëntëmujorin e vitit 2026 u regjistrua në Gjirokastër, ku lindjet u pakësuan me 11,6%. Në këtë qark numri zbriti në 191, nga 216 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tirana renditet e dyta me rënie 8%, e ndjekur nga Durrësi, ku lindjet u ulën 7,6%, nga 1.729 në 1.598. Shkodra shënoi rënie 3,2%, Fieri 2,4%, Korça 1,5% dhe Vlora 0,3%.

Ndërkohë, rritje pati në pesë qarqe. Dibra kryeson me 7,4%, nga 499 në 536 lindje, ndërsa Kukësi pason me 5,6%, nga 376 në 397. Shtime më të vogla regjistruan Elbasani, me 1,6%, Berati me 1,2% dhe Lezha me 1,1%.

Në qarqet e tjera, sidomos në zonat që prej vitesh përballen me emigracion dhe largimin e të rinjve, lindjet janë shumë më të pakta se një dekadë më parë. Rritjet e vogla të këtij viti nuk e ndryshojnë prirjen afatgjatë.

Shqetësim përbën fakti se rënia e shpejtë e lindjeve po përfshin edhe Tiranën, megjithëse kryeqyteti ka përfituar nga zhvendosja e banorëve prej qarqeve të tjera. Njerëzit vijnë për të punuar e jetuar, por kostoja e lartë po ua vështirëson krijimin e një jete familjare.

Nëse kjo tendencë vijon, përqendrimi i popullsisë dhe i veprimtarisë ekonomike në kryeqytet nuk do të mjaftojë për të kompensuar rënien e lindjeve. Për familjet e reja, punësimi dhe pagat janë vetëm një pjesë e llogarisë; rëndësi ka edhe sa të ardhura mbeten pasi paguhen banesa dhe nevojat bazë të jetesës.


Shtuar më 11.11.2026 08:16

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet