Boston ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 123-101 në fushën e Philadelphia, dy skuadra pretendente për titull këtë sezon. Vendimtar stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 49 pikë, ndërkohë që u dallua Paul George, autor i 36 pikëve.
Fiton edhe skuadra kampione e New York, që mundi pa problem 117-85 Milwaukee, ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dalluan Brunson me 23 pikë e Towns me 21 pikë e 16 rebound.
Jashtë fushe fiton Miami, që mundi 115-109 Utah Jazz dhe i afrohet zonës play off. Antetokounmpo me 30 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë. Zhgënjejnë sërish Clippers, që u mundën 133-110 nga Phoenix, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë.
Surprizon Portland, që mundi 123-103 Oklahoma, sfidë ku dyshja Lillard-Avdija realizuan 49 pikë së bashku. Fiton edhe Orlando, 107-100 ndaj Sacramento jashtë fushe, ndeshje ku Franz Wagner realizoi 33 pikë për miqtë.
NBA-Rezultatet e sotme
New York – Milwaukee, 117-85
Philadelphia – Boston, 101-123
Phoenix – Clippers, 133-110
Utah Jazz – Miami, 109-115
Sacramento – Orlando, 100-107
Portland – Oklahoma, 123-103







