Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen në tentativë dhe armëmbajtjen pa leje në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 16:30.


“Dy meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Palët e përfshira në incident janë në lidhje familjare ndërmjet vete dhe motivi i rastit nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorë në rast, katër gëzhoja dhe një fishekë”, thuhet një raport.


Tutje, bëhet e ditur se bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të personit të dyshuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/