Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve, gjobiten 37 protestues
Policia e Tiranës ka bërë me dije këtë të mërkurë se ka vendosur 37 gjoba ndaj protestuesve gjatë dy ditëve të fundit.
Gjobat, sipas policisë, janë vendosur ndaj protestuesve pasi ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia shton se ata u gjobitën me vlerën 5 000 lekë.
“Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa administrative.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë”, njofton policia.
Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit
Aksident në aksin tuneli i Krrabës-Bradashesh, lëndohen nënë e bijë
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
- 09:48 Irani inauguron qendrën e parë stërvitore ushtarake ekskluzivisht për gratë në Teheran (VIDEO)
- 09:42 Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit
- 09:33 Aksident në aksin tuneli i Krrabës-Bradashesh, lëndohen nënë e bijë
- 09:33 SHBA-të akuzojnë tre operativë iranianë për komplot terrorist në bazën ajrore të Fairford në Britani
- 09:26 Siguria kibernetike evropiane, eurodeputeti Terras: BE duhet të përdorë forcën e tij për vetëmbrojtje
- 09:16 Paralajmëron shefi i BE-së për sulmet kibernetike: Pas frigoriferëve, pajisjet elektroshtëpiake mund të jenë objektivi i radhës