I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë ish drejtuesi i lartë i policisë së shtetit Shemsi Prençi.
Gjatë komenteve të tij për situatën në SHISH dhe hetimin për ish kreun e këtij institucioni Vlora Hyseni, ai tha se, ‘ajo mund të këtë shitur informacion edhe tek shërbimet e huaja’.
Flavio Qarri: Është dashuria pë Gysin, apo dashuria për vëllezërit që e mori në qafë Vlora Hysenin?
Shemci Prençi: Unë e shikoj në dy këndvështrime dhe me të vërtetë këto ditët e fundit jetoj me një shqetësim shumë të madh, se tashmë është provuar që për ndjenjat fikeshin radarë, për informacionin merreshin shumë dollarë. Dhe në e kishim thënë që ajo ka shitur informacione. Dhe unë dyshoj që Vlora Hyseni me këtë integritet që ka shpalosur në aktivitetin e saj qoftë tek ndjenjat, qoftë tek tendenca për tu bërë biznesmene duke shitur informacion, dyshoj që mund të ketë punuar edhe për ndonjë shërbim të huaj.
Ka rrezik që shërbimet e kanë pikasur karakterin e këtij njeriu që kur ka qenë me shërbimet në Kosovë. Dhe çfarë ka shitur do themi ne për Shqipërinë se Shqipëria nuk është vend i rëndësishëm. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kreu i SHISH ka info që vijnë edhe nga partnerët tanë strategjikë. Dhe nëse ajo ka shitur informacionet e partnerëve tanë strategjikë ne kuadrin e NATOS- është një problem shumë i madh. A do të mundet SPAK që të depërtojë te këto rrjedhje që mund të ketë bërë Vlora Hyseni në interes të ndonjë shërbimi të një vendi që nuk e do Shqipërinë dhe që nuk e do NATO-n. Se kjo është tradhti ndaj atdheut. Po nuk e di a e konsideron Vlora Shqipërinë atdhe. Se në kuadrin e kombit shqiptar është njëkoëhësisht edhe atdheu i asaj në kuadrin e shtetit ajo është shtetase e Kosovës dhe ka rrezik do ketë qenë shitur herët.
Dhe dikush të ketë investuar që ajo të vijë këtu. Unë kam thënë që është pjesë e një pakete, e paktës Thaçi në qeverinë Rama dhe ky është një problem shumë i madh. Kjo kërkon një analizë të ekspertëve që e njohin shërbimin nga brenda. Dhe faktekqësia më e madhe është se tashmë po lihet në vakancë kreu i shërbimit informativ shtetrroe edhe pse Vlora Hyseni është nën masë sigurie dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit, në mos bëhet me qëllim vonesa. Ne kemi pritur që në një kohë rekord kryeministri i vendit duhet të zgjidhte një nga ekspertët më të mirë të SHISH nga komuniteti i shërbimit për të vendosur në krye të sherbimit.
© SYRI.net
TV publik zviceran: Rinia ka humbur shpresën, Rama duhet të largohet dhe të krijohet një qeveri teknike
Blushi debat me Peleshin dhe Ballën ne Konferencën e Kryetarëve: Tërhiqni urgjentisht aktet normative për ligjerimin e dhunës ndaj...
Këlliçi: Mazhoranca mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s'mund të jetë paradhomë e PS