Policia e Tiranës ka vendosur 37 gjoba ndaj ptotestuesve që, gjatë tubimeve të zhvilluara më 9 dhe 10 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve.
Policia thotë se për secilin prej qytetarëve është plotësuar procesverbali përkatës dhe është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.
Sipas autoriteteve, qytetarët kanë vijuar të pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.

