Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokuan rrugën dhe qarkullimin e automjeteve, ndëshkohen me gjobë 37 protestues

    900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

    Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…
    Opinion

    900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

    November 11, 2026

    Nga Eduard Zaloshnja

    Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PS-ja mori rreth 856 mijë vota, ndërsa partitë e tjera morën gjithsej rreth 751 mijë vota. Dhe në qoftë se për këto të fundit do të kishin votuar të paktën 900 mijë zgjedhës (nga 3.7 milionë që ishin gjithsej në lista), PS-ja nuk do të kishte arritur të siguronte dot më shumë se 68 mandate parlamentare.

    Në fakt, PS-në e ndihmoi sistemi aktual zgjedhor. Ajo mori më shumë mandate se sa i takonin proporcionalisht (siguroi 59.2% të 140 mandateve, ndërkohë që mori vetëm 53.3% të votave në rang kombëtar). Por ama ky sistem do ta kishte dëmtuar atë, në qoftë se partitë opozitare do të kishin marrë të paktën 900 mijë vota (me shpërndarjen që patën nëpër qarqe).

    Kështu në Tiranë, PS-ja do të kishte siguruar vetëm 16 mandate (nga 19 që siguroi). Thjesht duhej që PD-ja të kishte marrë 12 mijë vota më shumë seç mori në fakt, NISMA-SHB të kishte marrë 7 mijë vota më shumë seç mori në fakt, dhe KEA të kishte marrë 4 mijë vota më shumë seç mori në fakt.

    Në Fier, PS-ja do të kishte siguruar vetëm 10 mandate (nga 12 që siguroi). Thjesht duhej që PD-ja të kishte marrë 10 mijë vota më shumë seç mori në fakt, dhe NISMA-SHB të kishte marrë 4 mijë vota më shumë seç mori në fakt.

    Në Elbasan, PS-ja do të kishte siguruar vetëm 8 mandate (nga 10 që siguroi). Thjesht duhej që PD-ja të kishte marrë 10 mijë vota më shumë seç mori në fakt, dhe NISMA-SHB të kishte marrë 4 mijë vota më shumë seç mori në fakt.

    Në Durrës, PS-ja do të kishte siguruar vetëm 6 mandate (nga 8 që siguroi). Thjesht duhej që PD-ja të kishte marrë 10 mijë vota më shumë seç mori në fakt, dhe NISMA-SHB të kishte marrë 6 mijë vota më shumë seç mori në fakt.

    Në qarqet e tjera (përveç Kukësit) PS-ja do të kishte siguruar nga një mandat më pak, nëse partitë e tjera do të kishin marrë gjithsej 900 mijë vota në rang kombëtar. Dhe si përfundim, ajo do të kishte siguruar vetëm 68 mandate…

    Aktualisht partitë opozitare dhe organizatorët e protestave të muajve të fundit po trumbetojnë kalimin nga sistemi zgjedhor rajonal, në atë proporcional kombëtar me lista krejt të hapura dhe pa prag. Sipas tyre, me një sistem të tillë votat e partive të vogla nuk do të shkojnë kot (siç qe rasti i NISMA-SHB, që mori gjithsej 64 mijë vota dhe siguroi vetëm 1 mandat parlamentar). Më tej, argumentimi i tyre vazhdon se votuesit duhet të votojnë me emër e mbiemër për kandidatët që duan t’i përfaqësojnë në parlament, pavarësisht se në cilin qark votojnë.

    Po për çdo argument, ka edhe kundërargumente…

    Së pari, edhe me sistemin që kërkon opozita, PS-ja mund t’i fitojë përsëri zgjedhjet. Thjesht i duhet të marrë përsëri më shumë vota se sa partitë e tjera gjithsej (dmth, më shumë se 50% të votave të vlefshme në rang kombëtar).

    Së dyti, një sistem proporcional kombëtar pa prag mund të krijojë një kakofoni politike në parlament, sepse edhe partiçka fare të vogla mund të futen atje me vetëm 0.7% të votave në rang kombëtar (në një parlament me 140 deputetë). Dhe pikërisht kjo është arësyeja pse asnjë vend i botës (përveç Hollandës) nuk e përdor sistemin proporcional kombëtar pa prag. Atje ku përdoret sistemi proporcional kombëtar, caktohet një prag: fjala vjen, në Gjermani, Sllovaki dhe Kosovë, pragu për t’u futur një parti në parlament është 5% e votave në rang kombëtar, në Litenshtejn 8%, në Turqi 7%, në Serbi, 3%.

    Së treti, me lista krejt të hapura në rang kombëtar, mund bëhet deputet një kandidat i ri që, fjala vjen, siguron 5000 vota në Qarkun X dhe 6000 të tjera të shpërndara proporcionalisht në 11 qarqe të vendit. Në pamje të parë, demokraci e pastër në veprim duket kjo! Por ai kandidati i ri mund të qëllojë të ketë dajë dikë që zoti e di sesi ka grumbulluar një pasuri të madhe dhe që votat për nipin i siguron përmes parave dhe lidhjeve të tij me kushedi kë nëpër qarqe. Teksa kandidati i ri nuk bëhet dot deputet me sistemin aktual (se do t’i duhej që 11 mijë votat t’i merrte të gjitha në Qarkun X), listat krejt të hapura në rang kombëtar i hapin dajës së tij fushën për “të korrur” vota në të gjithë vendin. Dhe zoti e di se sa “daja” të tillë mund të financojnë kandidatë që, pa “dajat” dhe pa sistemin e propozuar nga opozita, nuk do të bëheshin dot deputetë…

    Së katërti, sistemi zgjedhor nuk përcakton nivelin e demokracisë së një vendi. Britania e Madhe është një vend ku demokracia ka funksionuar ndër shekuj, por atje në 140 vjetët e fundit përdoret një sistem i pastër mazhoritar pa balotazh – krejt i kundërt me sistemin e pastër proporcional. Dhe në zgjedhjet parlamentare britanike, ekziston mundësia matematike që partia në pushtet t’i marrë të gjitha mandatet parlamentare, edhe me më pak se 50% të votave në rang kombëtar. Në një rast ekstrem, kandidatët e saj mund të dalin të parët në secilën nga garat treshe të 650 zonave zgjedhore, me më pak se 50% të votave në secilën zonë. Dhe kështu asnjë kandidat opozitar nuk do të fitonte dot mandat në zonën e vet…       

    900 mijë vota Eduard Zaloshnja sistemi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokuan rrugën dhe qarkullimin e automjeteve, ndëshkohen me gjobë 37 protestues

    November 11, 2026

    900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

    November 11, 2026

    Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

    November 11, 2026

    Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet

    November 11, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.