Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Mila ka shkuar e vetme në ambientet e SPAK-ut, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion zyrtar lidhur me arsyen e paraqitjes së saj apo çështjen për të cilën mund të jetë thirrur.