Kanë përfunduar punimet në Kalanë e Kaninës në Vlorë. Lajmin e bëri sot të ditur ministri Blendi Gonxhja, i cili njoftoi se kalaja tashmë është gati të mirëpresë vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar dhe kushte më të mira.
Sipas ministrit, ndërhyrjet konservuese, strukturore dhe përmirësimet infrastrukturore kanë pasur si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave historike të kalasë, si dhe krijimin e kushteve më të sigurta për vizitorët.
Në fund të postimit, Gonxhja kishte edhe një mesazh për kritikët.
“Gojët e liga atë punë kanë, por faktet flasin qartë e karvani ecën përpara!”,shkroi ai në Facebook.
Kalaja e Kaninës ndodhet rreth 3–6 km në lindje të qytetit të Vlorës, e ngritur në një kodër panoramike me lartësi rreth 380 metra mbi nivelin e detit, nga ku mund të admirosh gjirin e Vlorës dhe detin Adriatik.







Komente
Komento