Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona, nënë e bir. Fatmirësisht, të dy mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton gazetari Fatmir Popja.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Pritet që hetimet dhe veprimet e autoriteteve të zbardhin dinamikën e ngjarjes.
