E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Rizoto me karkaleca, shije deti në shtëpi nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!

Përbërësit:

300 gr oriz Arborio GOLD

350 gr karkaleca deti të freskët, të pastruar

Reklamë

1 litër lëng peshku

100 gr djathë parmixhano i grirë

50 ml verë e bardhë CANTINA CASSAR

1 qepë mesatare, e grirë imët

40 gr gjalpë

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë

Kripë dhe piper i zi sipas shijes

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën në zjarr të ulët derisa të zbutet, pa marrë ngjyrë.

Shtojmë orizin Arborio dhe e përziejmë për 1–2 minuta, derisa kokrrat të bëhen paksa të tejdukshme në sipërfaqe.

E shuajmë me verën e bardhë dhe e lëmë të avullojë pothuajse plotësisht.

Fillojmë të shtojmë gradualisht lëngun e nxehtë të peshkut, nga një garuzhde, duke e përzier herë pas here. Shtojmë lëng tjetër sa herë që orizi e përthith pjesën më të madhe të tij.

Pas rreth 12 minutash gatim, shtojmë karkalecat e pastruar dhe vazhdojmë gatimin edhe për 4–6 minuta, derisa orizi të jetë al dente dhe karkalecat të jenë gatuar.

E largojmë tiganin nga zjarri. Shtojmë gjalpin e ftohtë dhe parmixhanon e grirë, duke e përzier energjikisht për të krijuar një teksturë kremoze dhe të njëtrajtshme.

Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe shtojmë qepujkat e grira.

E servirim menjëherë, duke e dekoruar me karkaleca.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.