Karpaço viçi që nuk e keni provuar ndonjëherë, receta e veçantë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!
Përbërësit për 2 persona:
200 gr fileto viçi shumë e freskët, e përshtatshme për konsum të pagatuar
50 gr rukola e freskët
40 gr djathë Grana Padano
5–6 gjethe sherebele të freskëta
Lëkura e grirë e ½ limoni
2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë gjelle lëng limoni
Kripë
Piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Në një pjatë të gjerë krijojmë një shtrat me rukolë të freskët .
Ne cdo fileto viçi vendosim nje perzjerje me sherebele te prere imet,djathin grana,lekuren e limonit
Përziejmë vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripë.
E mbledhim ne forme roleje dhe i skuqim ne tigan me gjalpe.




