Bisedimet trepalëshe midis Kievit dhe Moskës, të ndërmjetësuara nga SHBA-të, filluan për ditën e dytë në Abu Dhabi, rreth orës 9 të mëngjesit, sipas agjencive të lajmeve ndërkombëtare. Përveç Kievit, Moskës dhe Uashingtonit, disa nga aleatët kryesorë të Ukrainës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Italinë, NATO-n dhe Komisionin Evropian, janë të pranishëm, por po marrin pjesë në takime dytësore.
Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohej për një marrëveshje “shumë të madhe” që mund të ndikonte edhe “në të gjithë Evropën”. Njoftimi shkaktoi frikë në Evropë se ajo do të lihej jashtë çdo marrëveshjeje të mundshme.
Në fillim të bisedimeve në Abu Dhabi, negociatori amerikan Jared Kushner mbështeti një rend të ri sigurie në Evropë, një kërkesë që Rusia e ka bërë gjithashtu vazhdimisht.